Home

100 Milje larg

E-mail Print PDF

Disku i ri i kantautores amerikane Sheryl Crow titullohet 100 MILES FROM MEMPHIS. 

Ajo ka dashur t’a publikojë këtë disk me stil të vjetër të viteve ’60 dhe ’70 frymëzuar nga muzika që dëgjonte në vogëli, kur u rrit në Missouri vetëm 100 milje larg Memphis. Figurat të cilave u është referuar janë: Otis Redding, Wilson Pickett, Booker T, Aretha Franklin, Al Green, Curtis Mayfield, Marvin Gaye, Sly Stone. Për albumin kanë bashkëpunuar mjeshtra si Keith Richards i Rolling Stone, i cili luan kitarë në këngën EYE TO EYE. Në coverin e SIGN TOUR NAME të Terence Trent D’Arby ka marrë pjesë dhe Justin Timberlake, ndërsa në coverin e këngës I WANT YOU BACK të Jackson 5, Sheryl arrin t’a bëjë zërin si Michael Jackson kur ishte fëmijë.

 

Latest News

Popular